Royal Confection

Rreth Nesh

Aktiviteti I kompanise

Ky biznes u krijua fillimisht në 1944. I krijuar si një biznes familjar nga nëna e babes time, orientuar ne punime tradicionale në fushën e veshjeve dhe kostumeve popullore, punime te ndryshme me dorë.

Me kalimin e kohës, kompania braktisi qellimin e saj te fillimit, punimeve te artizanatit dhe katër vjet më parë u fokusua gjithnjë e më shumë në prodhimin e rrobave profesionale si edhe veshjeve të punës.

Numri I punonjesve:

Numri i të punësuarve është rritur nga viti në vit. Këta punonjës janë profesionistë. 

Ata kanë një përvojë mjaft të gjere ne kete fushe sepse ato punojnë në kontekstin e partneritetit nderkombetar. 

Aktualisht kemi 60 punonjes që punojnë në një mjedis të rehatshëm dhe me standarde adekuate konform standarteve te Bashkimit Evropian.

Kapitali I Kompanise:
Sot kemi dy fabrika me nje kapital 100% te familjes sone ne Lezhe dhe Mirdite!

Bashkepunimi

Deshirojme komunikim reciprok me partneret, kontrata afatgjata bazuar ne vlera dhe barazi reciproke.

Konkluzione

Objektivi kryesor i kompanisë sonë është të sjellim nje produkt me shume cilesi, brenda afateve te duhura dhe me nje cmim konkurues krahasuar me kompanite e tjera.
WhatsApp chat